“Urdhëri” i presidentit: Ktheu në kombëtare!

Kapiteni i kombëtares së Ganës, Asamoah Gijan, pas kërkesës së presidentit të vendin, e ktheu vendimin e tij për t’u larguar nga kombëtarja, vetëm një javë përpara fillimit të Kupës së Afrikës, në Egjipt.

“Kërkesa presidenciale nuk mund të refuzohet. Kam vlerësuar kërkesën e shkëlqesisë së tij Nana Ado Dankva Akufo-Ado dhe unë do të jem përsëri në dispozicion të trajnerit Kvasi Apiah”, – ka deklaruar sulmuesi ganez. “Dëshira ime për të ndihmuar Ganën që të fitojë trofeun, pasi më shumë se 30 vjet pritje, vazhdon të digjet te unë”, – shtoi ai.

Asamoah Gijan njoftoi të hënën vendimin e tij për për t’u larguar nga kombëtarja, në shenjë proteste ndaj trajnerit, që mendonte të mos ia jepte me shiritin e kapitenit sulmuesit. Por presidenti i Ganës, i ka telefuar Asamoah në Turqi, ku ai luan për Kayserispor, me kërkesën për të ndryshuar mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!