Marçelo Lipi rikthehet në Kinë…

Objektivi i ish-kampionit të botës, trajnerit italian është kualifikimi i Kinës në finalet e Katarit 2022

Marçelo Lipi është emëruar, për herë të dytë, trajner i kombëtares së Kinës në futboll, me synim kualifikimin për në finalet e kupës së ardhshme të botës në Katar, në vitin 2022.

Federata e vendit “gjigand” aziatik (CFA) e ka zyrtarizuar këtë lajm në faqen e saj të internetit. “Kur Lipi ishte trajner i ekipit kombëtar,”– shkruan CFA, – ekipi tregoi shpirt pozitiv dhe mentalitet të fortë në lojë”. Kthimi i tij në krye të stolit kinez do të ketë “një ndikim të madh në ëndrrën e pjesëmarrjes në kampionatin botëror”.

Në krye të skuadrës kombëtare, me fanelën e kuqe, trajneri 71-vjeçar toskan, ka arritur 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, në grupin kualifikues aziatik për kupën e fundit, pa fituar akses në finalet e Rusia 2018.

Trajneri i “axurëve”, kampionë të botës më 2006, për herë të parë u ul në krye të pankinën së kombëtares kineze më tetor 2016 dhe dha dorëheqjen në janar të vitit të kaluar, pas humbjes 3-0 kundër Iranit, në çerekfinale të Kupës të Azisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!