Kuqezinjtë pa numrin “1”, ftohet Selmani…

Thomas Strakosha humbet dy ndeshjet e Kombëtares me Islandën dhe Moldavinë, për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon “gardianin” e Lacios që të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për kuqezinjtë.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lacio-Bolonja, pikërisht për shkak të këtij dëmtimi që e mundon Strakoshën prej kohësh, raporton Supersport.

Aktivizimi në finalen Kupës së Italisë duket se e ka përkeqësuar gjendjen e portierit Strakosha, as sa të jetë e pamundur prania e tij me kuqezinjtë në dy ndeshjet e qershorit, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”.

Trajneri Edi Reja, për shkak të pamundësisë për të patur në dispozicion Strakoshën, ka ftuar në përbërje të Kombëtares portierin e skuadrës kurbinase të Laçit, Gentian Selmanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!