Bushi shpall listën, U21 “mikse”…

Në prag të takimit zyrtar me Turqinë dhe miqësoreve me Uellsin, Shqipëria U21, përmes trajnerit Alban Bushi, në një Konference shtypi, ka raportuar emrat e listuar. Lojtarë të së shkuarës, disa risi nga kampionati ynë dhe maqedonas verior, formatojnë grupin e Shqipërisë për moshat.

U21, dështoi në takimin e pare me Turqinë, ndërkohë që në mënyrë surprizë, barazoi turpshëm takimin e dytë në Andorrë. Të radhes, me Turqinë më 7 qershor, ndërkohë që më 9 dhe 11 qershor, dy miqësore me homologët nga Uellsi.

LISTA E KOMBËTARES U21:

PORTIERË: Mario Dajsinani (Skënderbeu), Andrea Hoxha (Vintertur), Romeo Harizaj (Apolonia)

MBROJTËS: Jon Mersinaj (Laçi), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu), Shaqir Tafa (Kuneo), Drilon Kryeziu (Triglav), Leonard Maloku (Fermana), Serxho Kalaj (Lacio), Anxhelo Ndrecka (Kievo), Blerton Sheji (Struga).

MESFUSHORË: Sherif Kallaku (Teuta),  Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Aristidi Kolaj (Sasuolo), Kleandro Lleshi (Leganes), Esat Mala (Partizani), Julian Shehu (Kastrioti), Arbin Zejnullai (Shkëndija Tetovë), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Lindon Selahi (Standard Liezh), Patrik Bardhi (Kastrioti)

SULMUES: Din Sula (Vasland Beveren), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Xhakomo Vrioni (Venecia)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!