Edi Reja, nis “njohjen” me kuqezinjtë…

Reja nis nga puna me të rinjtë. Lista e Kombëtares për ndeshjet eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavinë do të zyrtarizohet të hënën

Ka filluar sot grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në kompleksin “Tropikal” dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. Ata kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike, si edhe për t’u vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.

Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, të 27 majit, trajneri i kombëtares Reja do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret, që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin, njofton FSHF në faqen e saj zyrtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!