Reja “njeh” Telushin…

Kombëtarja e Shqipëisë, nis të marrë formën e ideuar nga trajneri i ri i saj Edi Reja. Natyrisht, siç ka bërë të ditur vetë tekniku të shtunën e kaluar, kjo fazë sipas teknikut, është më së shumti njohje me elementët e mundshëm që pritet të grumbullohen zyrtarisht për takimet me Islandën dhe Moldavinë.

Dhe risitë nuk kanë munguar me ftesat paraprake. Paçka se lista zyrtare do të bëhët publike më vonë,  ftesa që i është bërë mesfushorit të Partizanit Bruno Telushi, tregon se mjeshtri i pankinave italiane, edhe në krye të Shqipërisë, kërkon të kalojë në “sitë” shumë lojtarë. Në fakt, periudha e fundit, te kuqezinjtë, ka  evidëntuar disa emra nga Superiorja, ndërsa  futbollistë si Trashi, Selmani dhe së fundi  Telushi, po shihen me përparësi. Mbetet për t’u parë periudha në vijim sepse në Durrës, aty ku Shqipëria dhe Reja po “njihën”, pritet të prodhojë të tjerë emra të rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!