Devolli: Fati s’ishte me ne sot, më vjen keq

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, pas ndeshjes ndaj Tiranës që u mbyll në barazim me shifrat 0-0, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, ku mungesa e fati u mohoi edhe fitoren, e cila, sipas teknikut të krutanëve duhet t’i përkiste Kastriotit.

“E rëndësishme është që kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh. Më vjen keq që Tirana është në këtë situatë, por më vjen keq për veten time dhe për çunat e mi. Kemi bërë një ndeshje të madhe nga minuta e parë deri në fund, kishim disa mundësi për ta fituar ndeshjen. Do të vuajmë deri në ndeshjen e fundit. Më gëzon loja e ekipit”.

“Treguam që dimë të luajmë futboll dhe këta djem nuk e meritojnë të zbresin një kategori më poshtë. Takova çunat pas ndeshjes dhe kishin entuziazëm, do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ne ishim superiorë ndaj një Tirane, një ekipi të madh. Do të shpresojmë, deri në javën e fundit”.

Ngo pati dy raste në pjesën e dytë, gabuam te krosimi. I kishim marrë masat me Grecën që të ishte i dubluar, por u treguam të pakujdesshëm. Është një ndeshje futbolli dhe Tirana do të ketë mundësitë e veta, pasi është një ekip me shumë kualitet. Ata bënë vetëm dy raste, ne i detyruam të luajnë vetëm me topa të gjatë. Ne ishim superiorë në qarkullim topi, por fati nuk ishte me ne sot”, u shpreh trajneri Devolli paas ndeshjes. (Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!