Gega: Pritja si kampionë? Një risi surprizë

Për trajneri i Partizanit, Skënder Gega, duke rezultati i ndeshjes në Durrës ka qenë në plan të dytë. Parësore për të ka qenë aktivizimi i lojtarëve të rinj, të cilët sipas tij edhe i sollën humbjen e ndeshjes ndaj Teutës. Por drejtuesit të skuadrës së “demave” i kështe bërë shumë përshtypje pritja dhe respekti i futbollistëve të Teutës.

“Pritja si kampionë? Ishte një surprizë e bukur, e jashtëzakonshme dhe i falënderoj. Besoj se është një risi në kampionatin shqiptar, në kulturën tonë sportive. U ndjemë shumë mirë, të respektuar”.

“Siç e thashë në konferencë dje, kemi punuar gjatë gjithë javës që ky grup të aktivizohej. Aktivizuam lojtarë të rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta. U ndëshkuam pikërisht te lojtarët e rinj. Qëllimi ynë ishte t’i jepnim mundësinë lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë këtë sezon”.

“Këto ndeshje që kanë ngelur, do të mundohemi të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, deri sa të bëhet grupi final për Champions. Sot i lamë të luajnë të lirë, pa presion. Do të jemi shumë të kujdesshëm dhe çdo ditë do të jemi duke punuar”.

“Teuta është një ekip i mirë dhe deri para pak javësh ishin pretedentë për titullin kampion. Në Durrës kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, spektakolare në pjesën e dytë. Por sot ishte situatë e ndryshme. Besoj se arsyeja është se një pjesë e madhe e këtij grupi nuk është në një nivel me Teutën, prandaj nuk kanë pasur dhe hapësira”, – ka deklaruar trajneri Gega pas ndeshjes (Supersport).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!