UEFA, “drejtësi” italo-sllovene për finalet…

UEFA tashmë i ka përcaktuar dhe zyrtarizuar “ekipet” e gjyqtarëve, që do të japin drejtësi në finalet kontinentale, që edhe ulin siparin e sezonit për ligat europiane.

Kështu, trupa italiane e gjyqtarëve me kryesor Xhanluka Rokin, do të drejtojë finalen Arsenal-Çelsi, e vlefshme për Europa League, takim që do të zhvillohet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit. Roki, do të ndihmohet nga Filipo Meli, Lorenco Manjaneli, Gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Orsato, ndërkohë që edhe në VAR, do të jetë gjyqtarë italianë.

Gjyqtari Roki për herë të parë drejton një finale të Europa League, ndërkohë që ka drejtuar finalen e Superkupës së UEFA-s të këtij edicioni, midis Real Madridit dhe Mançester Junajtid.

Ndërkohë, gjyqtarit të njohur, sllovenit Damir Skomina, i është besuar të drejtojë finalen e madhe të Champions League, ndeshje e planifikuar të zhvillohet me 1 qershor, në stadiumin “Vanda Metropolitano” të Madridit, midis Liverpulit dhe Totenhemit. Ai do të ndihmohet nga asistentët Jure Praprotnik dhe Robert Vukan, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Mateu Lahoz.

Gjyqtari Skomina gëzon një emër të madh në fushën e gjykimit. Më herët, ai ka gjykuar ndeshje të Superkupës, ndeshje në botëror, madje dhe finalen e Europa League midis Ajaksit dhe Mançester Junajtid.

Por megjithë këtë CV të pasur, slloveni Skomina për herë të parë do të drejtojë një finale të Champions League. Eshtë rasti për të thënë, se gjyqtari slloven është ters për “reds”-at. Ai e ka drejtuar në 5 ndeshje Liverpulin, ku përfundimet e ndeshjeve, janë për t’u harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!