Lacio, fiton Kupën e Italisë…

Atalanta-Lacio 0-2  (Milinkoviç-Saviç 82′, Korrea 90′)

Lacio e Strakoshës, ngre në qiell Kupën e shtatë në historinë klubit. Në “Olpimpiko” të Romës u takuan Lacio dhe Atalanta në duelin e madh të finales së Kupës së gadishullit Apenin. Lacio, më mirë në pjesën e parë ndërsa, iu afrua disa herë portës, por në anën tjetër, Atalanta më e rrezikshme para portës së Strakoshës.

Pjesën e dytë e nis më mirë skuadra e Gasperinit dhe Atalanta iu afrua ndjeshëm golit. E ndërsa pritej që takimi të shkonte drejt shtesës, Simone Inzagi, trajneri i bardhekaltërve, hedh në fushë Milenkoviç-Saviç. Serbi rezulton heroi i ndeshjes, i cili në kontaktin e parë të vërtetë me topin, e dërgon në rrjetë.

Goli ardhur nga një këndore, e gjeti shtatlartin serb në duel me Gjimshitin, me shqiptarin që nuk arriti ta frenonte në luftën në ajer kundërshtarin. Bergamaskët në dëshpërim, ushtrojnë presion për disa minuta, por në prapavijë, lënë shumë hapesirë dhe në fund, ish-futbollisti i Seviljes, Korrea, ndërmerr një aksion të gjatë personal dhe shënon të dytin.

Në fakt, autori i golit të dytë, u fal nga gjyqtari i ndeshjës teksa në mesin e pjesës së dytë, meritonte të kuqin për një ndërhyrje “alla Ramos” ndaj Gomez. Në fund, shqiponja laciale bën xhiron tradicionale të triumfit. Lacio e Tares dhe Strakoshës, fituese e Kupës numer 72.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!