Gasperini, poshtë VAR-i

Gasperini është shfaqur mjaft i irrituar pas ndeshjes finale të humbur me Lacion në shifra 0-2. Tekniku i bergamaskëvë e ka quajtur mungesë respekti ndaj Atalantës momentin e dyshimtë të penalltisë së munguar ndaj skudrës që drejton, dhe në konferencën për shtyp, nga një person i qeshur në fillim të ndeshjes, është parë super i inatosur.

Prekja me dorë nga Bastos, në zonën e Lacios, nuk u vërshëllye nga gjyqtari. “Rasti i Bastos ishte mjaft i rëndë. Një episod që mund të ndryshonte rrjedhën e lojes”. Por trajneri i Gjimshitit dhe Berishes, nuk ndalet me kaq.

Ai ka hedhur akuza të rënda mbi sistemin VAR, ndërsa ka shtuar: “Duke parë rastin dhe heshtjen e VAR, ky rast e ul ndjeshëm kredibilitetin e sistemit. Nuk mund të tallen me 21 mijë tifozë që kishin udhëtuar nga Bergamo, të cilët kanë parë një finale të thyer nga ai episod i rëndë. Dua të më thonë motivin e atij rasti që nuk u konsiderua për t’u vlerësuar nga VAR,”– tha mes të tjerave, shumë i revoltuar Xhan Piero Gasperini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!