Inter mund Kievon, Champions në “kasafortë”

Inter-Kievo 2-0 (Politano 39′, Perisiç 86′)

Inter bën detyrën, ndërsa në mbrëmje kalon jo pa vuajtje Kievon e rrëzuar. Në “San Siro”, zikaltërit e Spaletit kaluan përpara me Politanon që finalizon një aksion të Perisiç nga qendra. Ishte minuta e 39-të.

Në të dyten, shihet një Inter më kërkues, por goli i dytë vjen vonë, teksa veronezët mbetën me 10 futbollistë. Inter e ka më të lehtë të administrojë dhe në fund gjen edhe golin e sigurisë me anë të Perisiç.

Pas kësaj fitorjeje, Internacionale rimerr vendin e tretë me 66-të pikë. Një më shume se Atalanta dhe 4 më shume se Milan e Roma. Ky ishte hapi i madh i Interit drejt biletës së Champions League. Në lojë dhe dy javë të Serisë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!