Rosi i thotë mjaft… Romës

Një tjetër ikonë e Romës, i thotë mjaft futbollit me skuadrën e kryeqytetit italian. Daniele De Rosi, ka njoftuar mbrëmë, se ky është seozni i fundit me Romën. l’AS Roma, shkruan se futbollistii legjendar, me 18 vite në skuadër, do të dalë sot në një konferencë për shtyp (12:45) për të zbardhur detajet.

615 ndeshje me fanelën “giallorosso” , teksa ka shënuar 63 gola, Daniele De Rosi, kapiteni aktual i skuadrës, vjen i dyti në radhë për nga numri takimeve pas legjendës Françesko Toti. Sakaq, kampioni botës Rosi, numëron dhe 117-të takime me “axurët”.

Sipas asaj që raportohet nga klubi verdhekuq, futbollisti simbol, tashmë 35 vjeç, do thotë lamtumirë futbollit me Romën por jo atij të luajtur. Në mesditë, do jetë vetë kapiteni që do zbardhë të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!