Ngjishet zona Champions, Seria A njeh Atalantën…

Në betejën për një biletë Champions League për edicionin e ardhshëm, javët e fundit të Serisë A janë  bërë mjaft intriguese.

Me Atalantën që vijon të fitojë çdo takim, madje duke parakaluar edhe Interin e vendit të tretë (Interi ka një takim më pak), situata mbetet të qartësohet vetëm javën e fundit. Për më tepër, edhe Lacio e Milan, janë duke bërë mirë.

Sot, për llogari të javës së 36-të, Atalanta kaloi Xhenovën 2-1, ndërkohë që me të njënjtin rezultat, 1-2 edhe Lacio fitoi në Kaljari.

Milan u ndesh në mbrëmje në “Artemio Franchi’ ndaj vjollcëve të Fiorentinës, duke fituar që në pjesën e parë, teksa turku Çalhanoglu shënoi në të 35-ën.

Prej javësh Fiorentina nuk po reagon. Janë katër humbje radhazi, të cilat e kanë kthyer ish-ekipin e Batistutës, në një ekip lehtësisht të kalueshëm.

Strakosha nuk ishte në formacionin e Lacios, ndërsa Gjimshiti te Atalanta, vijon të qëndrojë pike e fortë e formacionit të Gasperinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!