Skënderbeu me potenciale të lëkundura…

A po zyrtarizohet fundi e një cikli? Kjo është pyetja rëndom që  ka mbërthyer skuadrën e Skënderbeut të Korçës, e cila pas problemeve më drejtësinë sportive në KAS, duket se ka humbur jo vetëm shkëlqimin e një dekade në kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare, por ka vënë në diskutim edhe pozicionin për të kapur një vënd në zonën europiane në fund të edicionit aktual.

Për më teper, eliminimi nga gjysmëfinalja e kupës nga Kukësi, ka shtuar bindjen se ky Skënderbe ka pak për të thënë. Largimi masiv i lojtarëve elitar në startin e sezonit, ndërsa bënë epokë me “ujqërit”, mosha relativisht e madhe e atyre që kanë rezistuar, si dhe mungesa e eksperiencës e atyre që mbushën radhët, e kanë zvogeluar ndjeshëm Skënderbeun, të etiketuar europian nga shumë syresh.

Me katër javë deri në fund, korçarët kanë mundësi të ngjiten në klasifikim mirepo konkurenca me Flamurtarin, Laçin dhe Teutën, për zonën e Europa League, duket sa e vështirë aq dhe e realizueshme. Gjithsesi, performanca e djeshme në humbjen me Kukësin, ka sjellë në vëmendje edhe njëherë tjeter, potencialet e lëkundura të grupit të drejtuar nga Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!