“7 maji, një mbrëmje e paharrueshme”…

Unë nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Kam luajtur në “Anfild Roud”, ku është gjithnjë një atmosferë fantastike, por kjo është diçka tjetër, është diçka speciale. Nuk e kam parë kurrë “Anfeld Roudin” në këtë mënyrë, ku tifozët nxisin skuadrën e tyre nga fillimi deri në fund. Ata nuk reshtën për asnjë moment, është thjeshtë e pabesueshme.

Ishte një provë e pabesueshme nga të gjithë lojtarët. Morën në çdo moment vendimet e duhura, edhe kur fati ishte kundër tyre. Përveç dy humbjeve shumë të rëndësishme në sulm përpara ndeshjes, mungesës së Roberto Firminos dhe Mohamed Salahut, iu shtuan edhe problemet e tjera gjatë ndeshjes, me dëmtimin e Endrju Robertsonit.

Nga Alan Shirër

Por Liverpuli jo vetëm që nuk humbi asgjë teknikisht në fushë, por ata që hynë luajtën edhe më mirë. Ishte dita e tyre.

Skuadra e Klopit e tregoi që nga momenti i parë qëllimin e saj dhe ata bënin çmos për të arritur një rezultat të tillë. Dhe po flasim për lojtarë si Buskets, Suarez dhe Pike apo Mesi, i cili është futbollisti më i mirë që unë kam parë. Ata nuk i përballuan dot. Nuk e përballuan dot presionin.

Mënyra sesi Origi vendoste ritmin e ndeshjes, kontrolli i topit, tërheqja e kundërshtarit, finalizimi i tij. Thjesht spektakolar. Ai e masakroi mbrojtjen e Barcelonës dhe ata nuk e bllokonin dot. Ishte fantastik.

Kemi folur për paraqitjen e Liverpulit nga 20, 30, apo 40 vite më parë, por kjo e martë, data 7 maj e vitit 2019, do të jetë një mbrëmje e paharrueshme. Shaqiri luajti më mirë në pjesën e dytë. Kishin edhe tifozerinë që e mbështeti nga sekonda e parë, e cila nuk do ta kishte pranuar humbjen, por do të dilnin atje dhe do të luftonin.

Goli i parë i ndihmoi. Pastaj kanë një portier fantastik, i cili bëri disa pritje, por disa nga lojtarët e Liverpulit i masakruan dhe i turpëruan kolegët e tyre të Barcelonës. Liverpuli ishte shumë inteligjent. Për mua, që isha këtu pjesë e kësaj atmosfere, nuk mendoj se do e shoh dhe dëgjoj më në jetën time. Të merrte mendjen.

Ajo që ndodhi një ditë më parë me Sitin që mundi Liçesterin, mund të kishte qenë një grusht për Liverpulin, por ata e harruan atë dhe prodhuan një ndeshje të pabesueshme si kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!