Kontrata “e frikshme”, çdo sezon 120 mln!…

● Zgjatja e partneritetit, rekord botëror, është formalizuar. Nuk bëhen publikë kontrata dhe kushtet e marrëveshjes
Një marrëveshje e frikshme. Real Madrid dhe Adidas kanë njoftuar vazhdimin e partneritetit aktual edhe për tetë vite të tjerë, deri në qershor 2028.
Sipas thashethemeve që vijnë nga Spanja, është një marrëveshje multimilionere: në kasafortën e “merengasve” do të arrijnë 120 milionë euro në çdo sezon. Një shifër rekord botëror, i cili do të garantojë likuiditetin e klubit spanjol për të forcuar ekipin në treg.
Real dhe Adidas, thuhet në deklaratë, “kanë rënë dakord të mos shpalosin kushtet e marrëveshjes”. Partneriteti mes dy kompanive në fjalë ka filluar në vitin 1998.
Që atëherë klubi spanjoll ka fituar 6-Champions League, 6-FIFA World Cup, 4-UEFA Super Cups, 6-kampionate spanjole, 5-superkupa spanjole dhe 2-kupa të Mbretit.
“Objektivi i viteve të ardhshme është të vazhdojë të jetë në vendin e parë në botën e futbollit, duke rishkruar sukseset e Real Madridit në fushë dhe duke u ofruar globalisht prodhimeve më të mira mbështetësve të Realit”, thuhet në shënimin midis dy kompanive.
Turi i ri do të paraqitet në fund të majit, ose në fillim të qershorit, në fund të La Ligës. “Ne jemi të bindur, se së bashku, do të vazhdojmë të jetojmë shumë vite suksesi”, -tha numri një “i mbretërorëve”, presidenti Florentino Perez.
