Bejl drejt Kastijas, divorci në derë…

“Sun”, shkruan se Bejl mund të shkojë të stërvitet te Real Kastija. Asi uellsian, pas fjalëve për t’u larguar nga Reali si i padëshiruar nga Zidan, i ka ditët e numëruara në “Bernabeu”. Për t’i hedhur benzinë zjarrit, ka menduar agjenti i Bejl, ndërkohë që menjeherë ka lindur rrjedha e re, me lojtarin e Real Madrid që mund të përfundojë tek ekipi i dytë madrilen.

Prej muajsh Bejl në optiken e disa skuadrave të mëdha, ishte shprehur se dëshironte qëndrimin te galaktikët, por ujrat janë trazuar dhe trajneri i madrilenëve, Zinedin Zidan, nuk e ka suportuar “shakanë” pa kripë  të menaxherit të uellsianit, duke lajmëruar përshpejtimin e divorcit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!