Ten Hag, drejt pankinës së Barcelonës…
Ishte vetëm çështje orësh. Kanë dalë edhe emrat e parë kandidatë për stolin e Barcelonës, në rast divorci me Ernesto Valverden, pas katastrofës që pësoi skuadra katalane në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpulit.
Trajneri i parë që i ofrohet klubit “blaugrana”, – siç raporton ESPN, – është holandezi Erik ten Hag, një zbulim teknik me Ajaksin e të rinjve.
Trajneri i “harkëtarëve” të Amsterdamit pëlqehet, sepse ai është një nxënës i Guardiolës dhe ka në AND e tij të njëjtat koncepte loje, që kanë bashkuar gjithmonë Barçën me shkollën holandeze të futbollit.
49-vjeçari Ten Hag, në vitet 2013-2015 ka qenë trajner i skuadrës së Bayer Mynih 2, kështu që kontaktet dhe bashkëpunimi i tij me kryetrajnerin e bavarezve Pep Guardiola ka qenë permanent dhe i ngushtë midis tyre.