Eriksen: Eshtë si ëndërr që jemi në finale…

Ish-lojtari i Ajaksit, mesfushori danez Kristian Eriksen ishte “truri” i Totenhemit në përballjen me “harkëtarët”. Ai nuk u lodh për asnjë çast së vrapuari. Gjithçka niste nga këmbët e tij, për të përfunduar te braziliani, që do të shënonte tripletën e kualifikimit për në finalen e Madridit. Danezi, vlerësoi ish-skuadrën e tij për lojën që zhvilloi, duke u shprehur, se “Spërs”-at duket t’i bëjnë një statujë Lukasit, pasi ai e fitoi ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e çuditshme. Ishim në disavantazh për shumë kohë. U përpoqëm të luftojmë dhe ishim me fat. Më vjen keq për Ajaksin, luajtën mirë ndaj nesh, por ne krijuam më shumë shanse. Tashmë jemi të çliruar, kemi luftuar për këtë dhe është si ëndërr që jemi në finale.

U ndjemë sikur nuk do e shikonim dot veten në pasqyrë, nëse do pësonim golin e tretë apo të katërt. Duhej të luftonim. Më pas i vumë në presion dhe shënuam shpejt në pjesën e dytë. Lukas pati një ndeshje fantastike. Më shumë se fitore taktike, sonte ishte një fitore për performancën me zemër. Lukas Moura, ai e fitoi ndeshjen. Shpresoj t’i bëjnë një statujë në Angli pas kësaj,” – u shpreh mesfushori danez Eriksen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!