Salah e parandiente, mesazh shokëve…

Mungesa e tij kishte sjellë më shumë pesimizëm në radhët e Liverpulit. Shumëkush e mendonte të vështirë, për të mos thënë të pamundur, përmbysjen e shifrave 0-3 të “Kamp Nout”.

Por sulmuesi i “reds”-ave, Mohamed Salah, duket mendonte të kundërtën, edhe pse nuk do të ishte vetë në fushën e lojës ndaj Barcelonës, pas dëmtimit me Njukasëll. Egjiptiani kishte besim te shokët, tek ekipi, ia ndiente zemra se gjithçka mund të përmbysej…

Dhe për ta treguar këtë, Salah erdhi në “Anfild” me një fanelë, ku shkruhej: “Never give up” (Asnjëherë mos hiq dorë), një mesazh motivues për shokët, të cilët e morën seriozisht dhe ditën ta lexonin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!