“E pabesueshme, më gjobisni po të doni”…

Pas fitores 4-0, trajneri karizmatik Jurgen Klop ka qenë i pa përmbajtshëm përpara mikrofonave dhe kamerave në intervitën e pas ndeshjes. Madje, në përfundim, trajneri gjerman nuk e përmbajtur edhe gojën duke përdorur fjalë jo etike.

Por gjithsesi të pranueshme për emocionet që dhuroi Liverpuli në mbrëmjen e çmendur në “Anfild Roud”, ku bëri të pabesueshmen. Përmbysi humbjen 0-3 dhe fitoi 4-0 ndaj Barcelonës, duke u bërë edhe finalistja e parë e Champions League.

“Kjo ishte e tepërt! Ishte e papërballueshme emocionalisht. Luajtëm ndaj ekipit më të mirë në botë. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar gol, kjo është e pabesueshme!

Kam parë James Milner duke qarë në fushë pas ndeshjes. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë botë, por të krijosh këtë atmosferë kaq emocionuese është shumë e veçantë. Merita është e gjitha e lojtarëve. 

Këta kanë potencial dhe zemër, por mbi të gjitha vetëbesim. Origi dhe Shaqiri nuk kanë luajtur shumë dhe të luash në atë mënyrë, kjo tregon se në futboll nuk ka asgjë të pamundur. 

Duhet të ishim seriozë, por edhe dinakë. Ishte e nevojshme. Barcelona mbrohet mirë, prandaj duhet të ishim të paparashikueshëm. Goditjen e këndit te goli i katërt nuk e pashë fare, ndërsa asistenti im më pyeti se çfarë kishte ndodhur. 

Ora është 22:10 në Angli dhe fëmijët tani kanë fjetur. Më gjobisni nëse doni, por këta djem ishin (“fucking unbelievable), të pabesueshëm”, u shpreh trajneri Jurgen Klop pas triumfit të Liverpulit ndaj Barçës, duke krijuar atë që quhet magji në futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!