Partizani, titulli kampion pjesë e historisë…

Java e 32-të flet për “të kuqtë” e kryeqytetit, Fitorja në Vlorë i afron ata edhe më tepër me titullin, të cilin e presin prej 26 vitesh. Tirana merr një fitore, vlera e së cilës shtohet nga barazimi në Laç, ndërkohë që Luftëtari me meritë mori pikë në Durrës

Nga Shpëtim Gjoshi

Eshtë një ndjenjë e bukur, kur rrëmben 3 pikë dhe me shumë mundësi, për të realizuar synimin që është titulli kampion. Partizani është duke përjetuar një periudhë të artë. Titulli kampion tashmë është pjesë e historisë, por fundi i sezonit mund të jetë edhe më emocionues me pjesëmarrjen e tifozerisë së kuqe, e cila ka pritur 26 vjet për të festuar.

Te Flamurtari gjërat nuk po shkojnë në rrugën e duhur, ndonëse po përpiqen, por nuk pamë performancën që ka nevojë klubi dhe tifozeria që sot u largua e dëshpëruar.

Tiranasit po përballen me shumë presion në të gjithë takimet, faktor i cili ka një ndikim negativ. Por veç këtij fakti, edhe vetë futbollistët kanë shumë besim në përdorimin e topit, duke u vonuar e njëkohësisht, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të organizohet. Ndërkohë futbolli është një sport i thjeshtë. Të luash mirë do të thotë të godasësh më mirë topin, të luash shpejt, sepse kjo vlen tani që futbolli është revolucionarizuar. Shtesa i dha 3 pikë të arta, me vlerë më shumë se 3 pikë. Sepse në të njejtën kohë, Lushkja shënoi në portën e Çekrezit të Kastriotit, duke barazuar 1-1 në Laç dhe duke i dhënë një dhuratë edhe bardhebluve.

Një pritshmëri e madhe te laçianët në këtë përballje për të marrë 3 pikë të plota e për të shpresuar në rivalitetin për një vend në Ligën e Europës. Nëse do të ndodhte kjo, lumturia do të ishte e madhe, veçse krutanët nuk ia kanë dhënë këtë mundësi, duke menduar për vetveten. Madje Kastrioti ka shënuar dhe vëmendja është përqëndruar te minutat e mbarimit. Endërra e 3 pikëve u shua dhe kur mësuan rezultatin e Tiranës ndaj Skënderbeut, dëshpërimi ka pushtuar jo vetëm futbollistët dhe stafin drejtues, por gjithë tifozerinë krutane.

Për Teutën mund të themi se më shumë ishte viktimë e gabimeve të veta se sa forca e kundërshtarit. Pavarësisht tentativave, nuk arriti të gjejë në asnjë çast çelësin që mund të sillte kthesën. Gjirokastritët morën atë që dëshironin me meritë të plotë kur ndoshta mund të largoheshin edhe më shumë të gëzuar.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!