Devolli, “fortesa” që nuk bie…


Tekniku gjirokastrit i Kastriotit, premton garë deri në fund. Në pak muaj, i ka kthyer portretin një skuadre në dukje të rrënuar. Mban në ankth emra të mëdhenj në luftën për mbijetesë.

Në betejën e nisur për t’a shpëtuar Kastriotin, nga rrëzimi një kategori më poshtë, Bledar Devolli, duket se ka dhënë një mesazh të fortë ekipeve pjesëmarrese në kategorinë superiore dhe homologëve të tij. Gjirokastriti po lufton me të tijtë në çdo takim, duke mbajtur gjallë shpresat në një mrekulli. Edhe pse në kalendar pak javë…

Me një merkato të thjeshtë, ndërsa në skuadër u afruan gjatë janarit disa emra pak të njohur, trajneri nisi nga java në javë të marrë pikë e të rrisë besimin në grupin e “kastriotëve”. Dje Kastrioti dhuroi një tjetër sfidë interesante, teksa barazoi me kurbinasit 1-1, një takim që e udhëhoqën deri në kohën shtesë.

Por tekniku edhe pse e di mirë se shpëtimi i skuadrës është mision shumë i vështirë, sërish shprehet se do luftojë deri në fund me grupin në dispozicion. Madje kur i konstatohet se ai rezulton të jetë heroi aktual i Krujës futboll, gjen kohë edhe për një batutë interesante.

 “Do luftojmë deri në fund për të shpëtuar. Kemi punuar fort dhe e duam superioren. Heroi i këtij Kastrioti? Nuk besoj nëse shpëtojmë, do heqin bustin e Skënderbeut (heroit tonë kombëtar,-shënim i Sporti IM) e do vëndosin timin”-tha mes seriozitetit e shakasë Devolli në Laç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!