Lushkja, pëlqej transferimin jashtë

● Regi Lushkja, shënoi një supergol ndaj Kastriotit të shtunën në kohen shtesë. Receta e kavajasit: “Luajmë fort, meritojmë Europen”
Regi Lushkja tha në “Rubrika Sportive” (RTSH), se skuadra e tij e Laçit, është konkurente e denjë për të kapur një vend që të dërgon në Europë. Kavajasi 22-vjeçar, luan prej tri sezoneve me fanelën bardhezi, ndërsa për shkak të konkurencës, ka luftuar fort për të ruajtur fronin e titullarit në mesfushë. Autori i tri golave sezonalë me kurbinasit, pasi foli për klubin e tij, përqasjen me trajnerët e ndyshëm, u ndal edhe te ekipet e tjera në garë.
Skuadra juaj?
“Jemi skuadër e fortë dhe dimë çfarë kërkojme në fushë. Te ne punohet sistematikisht, ndaj besoj se deri në fund, do i’a dalim të marrim një biletë për Europë. Goli im ndaj Kastriotit? E prisnja topin të më vinte. U tërhoqa pak dhe fatmirësisht u gjënda përballë tij duke e goditur me besim. Edhe pse kisha përballë shumë futbollistë miq që ishin mbyllur prapa”.
E ardhmja?
“Nuk kam ndërmend të flas për ekipe këtu, nuk është etike në këtë pikë të garës. Dëshira si çdo futbollist shqiptar, është të aktivizohem jashtë”.
Mbijetesa?
“Tirana pas asaj fitorjeje duket më e sigurtë por dhe Kastrioti ka një skuadër të fortë”-deklaroi ndër të tjera mesfushori bardhezi.