Suedezi Erikson drejt stolit të Skocisë…

Sven-Goran Erikson mund të jetë trajner i ri i Skocisë. Media britanike, “Daily Record” dhe “Sky Sports”, kanë njoftuar se trajneri kozmopolit, që në janar është larguar nga pankina e Filipineve, do të ishte “i nderuar po të ulej në stolin skocez”, pas shkarkimit të trajnerit Aleks Meklish.

“Është një lajm që nuk e di se si ka lindur, – është shprehur Erikson, i cili ka shtuar, – por mund të them se Skoci është një vend i madh futbolli. Nuk e kam menduar, megjithatë do të shohim.

Pasaporta thotë se kam një moshë të caktuar, por unë nuk e ndiej. Më pëlqen ende të punoj dhe unë e dua futbollin. Nëse ndodh diçka interesante mirë, gjithsesi gjithçka është në rregull.

Në moshën time ka ende shumë trajnerë që punojnë mirë dhe Rej Hoxhson është një prej tyre. Unë nuk ndihem i vjetër dhe jam i shëndetshëm, kështu shpresoj që një ditë të ulem përsëri në një pankinë”.

Sven-Goran Erikson aktualisht është 71-vjeçar. Trajneri suedez ishte edhe një prej emrave të përfolur nga media, si një prej kandidatëve për t’u ulur në krye të pankinës kuqezi të Kombëtares sonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!