Belgu Mark Vilmost, trajneri i ri i Iranit…

Trajneri i njohur belg, 50-vjeçari Mark Vilmost, është trajneri i ri i kombëtares së Iranit. Ai zëvendëson në këtë detyrë trajnerin portugez Karlos Kuiroz, i cili do të drejtojë në vijim Kolumbinë.

Emërimin e ish-trajnerit të kombëtares belge në krye të pankinës së Iranit, e ka konfirmuar para pak çastesh vetë Kami Rita Sherpa, presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit.

Sipas agjensisë iraniane të lajmeve “Irna”, që i referohet presidentit, kontrata e nënshkruar me trajnerin Vilmost do të zgjasë deri në fund të Botërorit 2022 dhe belgu do të paguhet me 1.2 milionë USD për sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!