Mesi: Jam lodhur nga gënjeshtrat…

● “Pleshti” i Barçës më në fund ka folur dhe ka shpërthyer ndaj akuza që i vinë prej Argjentinës.

Lionel Mesi nuk ka duruar më në heshtje. Ai e ka lëshuar veten para mikrofonit të “Radio 94.7 Club Octubre” dhe është hedhur në sulm, duke iu përgjigjur akuzave që i vinë nga Argjentina. Ai ka treguar statusin në kombëtare, si dhe ka rrëfyer dëmtimin e tij në ndeshjen ndaj Venezuelës, çka e pengoi për takimin e radhës ndaj Marokut.

“Tashmë është bërë zakon që njerëzit të flasin për mua, të shpikin diçka, të gënjejnë. Kjo nuk më shqetëson, por ajo që më shqetëson është fakti se njerëzit nuk e dinë se unë vuaj nga një pubalgji, që para pushimeve të dhjetorit.

Unë stërvitem pak dhe nuk mund t’i luaj të gjitha ndeshjet. Pubalgjia është e komplikuar dhe nuk shërohet brenda natës. Tani jam më mirë, por nuk jam shëruar ende dhe duhet të kujdesem për veten”, – ka deklaruar Mesi, i cili vazhdon rrëfimin e tij edhe për rëndësinë që ka kombëtarja argjentinase për të.

“Pas Kupës së Botës në Rusi kam menduar për t’u mbyllur, për të harruar gjithçka që kisha jetuar. U përpoqa të izolohesha pak dhe të largohem nga kombëtarja, por unë dua të fitoj diçka me Argjentinën dhe në ngjarje të rëndësishme dua të jem gjithmonë atje.

Shumë njerëz thanë se unë nuk do të kthehesha. Djali im gjithashtu më pyeti: “Pse ata të masakrojnë në Argjentinë?”, – vazhdon Mesi, i cili gjithashtu i mbron edhe shokët e tij: “Ne nuk jemi një grup që shet tym. Unë e dua ekipin kombëtar në çdo rast. Kush dëshiron të besojë te çdo gjë tjetër, është i lirë ta bëjë këtë. Ne jemi profesionistë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!