Rashica shkëlqen,Verder thyhet në fund…

Nëse ka një peng nga kombëtarja kuqezi, për gabime me menaxhimin e elementeve rreth saj, ajo lidhet padyshim me Milot Rashicën. Fenomeni shqiptar u la jashtë nga Xhani De Biazi në përpilimin e listes së Shqipërisë për fazen finale të “Francë 2016” dhe që nga ajo kohë, Miloti, iu bashkua kombëtares së Kosovës, duke treguar vlera dhe karakteristika të jashtëzakonshme.

 Por jo vetëm kaq. Ish-futbollisti i Viteshës në kampionatin holandez, së fundi i atashuar te Verder Bremen në Bundesligë, po vazhdon të shkëlqejë me fanelën “jeshile” në Gjermani, duke e ndihmuar ekipin të synojë një vend në kupat e Europës.

Paraqitje mjaft të mirë bëri Rashica mbrëmë, ndërsa  në gjysmëfinale të Kupës në Gjermani, kundër Bajern Mynih, realizoi një gol të jashtëzakonshëm për një 2-2 provizor.

Edhe pse Verder u eliminua 2-3 nga bavarezët, mediat sportive dhe specialistët e fushës, e ngjitën në altar performancen e yllit kosovar. Rashica shënoi në të 75-ën, por pa mundur të kualifikojë skuadrën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!