Shalke i prish ëndërrën Borusias…

Në derbin e Ruhrit, një nga përballjet më të luftuara në futbollin gjerman, Shalke 04 mundi 4-2 Borusian e Dortmundit, duke i dhënë fund ëndërrës së “verdhezinjve” për trofeun e Bundesligës.

Në një mënyrë, Borusia bëri “vetvrasje” në këtë përballje. Brenda tri minutash, kapiteni Rojs dhe Ulf, u ndëshkuan me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tyre me 9 lojtarë, ndërkohë që Shalke kishte vendosur dominimin në fushë dhe me rezultat.

Në ndeshjet e tjera ra në sy frenimi i Eintrahtit në shtëpi. Ekipi nga Frankfurti nuk mundi të fitonte përballë Hertës së Berlinit, që luajti me një lojtar më pak 10 minutat e fundit.

Dyseldorfi shkatërroi 4-1 Verderin e lodhur nga ndeshja e kupës, ndërsa arritën fitore edhe Laipcigu me Hanoverin. Trepikëshi e ngjiti Laipcigun në vendin e tretë me 64 pikë, pesë më pak se Dortmundi.

Dortmund-Shalke 2-4
(Gëce 14’, Vitsel 85’ / Kalixhuri 18’(p), 62’, Sane 28’, Embolo 86’)

Dyseldorf-Verder Bremen 4-1
(Raman 1’, Karaman 22’, Henings 56’, Sutner 73’ / Kruze (pen) 28’)

Eintraht Frankfurt-Herta Berlin 0-0

Hanover-Mainc 1-0
(Uejdand 66’)

Laipcig-Fraiburg 2-1
(Verner 19’, Forsberg  78’(p) / Grifo 66’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!