Klinsman, pranë rikthimit në Bundesligë…

Biondi gjerman Jurgen Klinsman është gati të kthehet në një stol të Bundesligës. Me shumë gjasa, te Hertha e Berlinit, ku luan portier Xhonatani, djalin e tij 22-vjeçar, i lindur nga martesa me Debi Çin (me origjinë kineze).

Klubi berlinez është gati për një sakrificë të madhe ekonomike, në mënyrë që të ketë në stol një karakter si Klinsman, i cili në Gjermani vazhdon të gëzojë popullaritet për shkak se komenton ndeshjet e ekipit kombëtar gjerman për rrjetin RTL.

Përflitet edhe sikur Shtutgarti është i interesuar për Klinsman, por Hertha ka lëvizur më me vendosmëri dhe për këtë arsye, duket shumë afër për të arritur qëllimin e saj.

Deri më tani, Jurgen Klinsman ka pasur vetëm një përvojë si trajner klubi: me Bayern në 2008-2009. Ai ka qenë thuajse përherë trajner me ekipet kombëtare, me Gjermanisë (2004 deri më 2006), si dhe me Shtetet e Bashkuara (2011 deri më 2016).

Jurgen Klinsman ka jetuar për vite në Hantington Biç të Kalifornisë, ku vitet e fundit, i është kushtuar mësimit të gjuhës spanjolle, të cilën nuk e fliste shumë mirë.

Jurgen Klinsman dhe i biri Xhonatan, i cili ka luajtur 17 ndeshje me U-20 te SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!