Adidas, 1.600 milionë për Real Madridin…

Një lumë me para është gati të hyjë në kasafortën e Real Madridit. Sipas njoftimeve të “Marca”, rinovimin e kontratës që lidh klubin e Madridit me Adidasin gjerman, tani është fare afër.

Shuma mund të arrijë në 600 miliardë euro, të shpërndarë gjatë 12 viteve të ardhshme, pra deri në vitin 2031. Tarifa fikse arrin 120 milionë për çdo sezon. Por me çmimet ajo mund të rritet deri në shumën prej 1.600 milionë eurosh.

Askush tjetër, thekson Marka, nuk do të marrë kaq shumë nga Adidas. Marrëveshja e tanishme do të skadojë në qershor të vitit 2020, por të dy palët, si Real Madridi, ashtu dhe sponsori tregëtar po nxitojnë për të rinovuar kontratën dhe nuk duan të presin skadimin e marrëveshjes.

Rinovimi i siguron Real Madridit 20% nga të ardhurat e siguruara nga shitja e materialeve të lidhura me klubin, përveç 9 milionë eurove të destinuara për të veshur ekipe të ndryshme, si në futboll dhe në basketboll të klubit madrilen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!