Bejl: Nuk iki nga Reali…
Garet Bejl edhe edicionin e ardhshëm me “Camiseta Blanca”. Ky është lajmi më i freskët që vjen nga Madridi. Programi televiziv Jugones, në mënyrë surprizë, zbulon se vetë futbollisti dëshiron të qëndrojë edhe sezonin tjetër në Madrid.
Uellsiani, pas zërave për një largim të mundshëm në verë për shifren e 130 milon eurove, bërë publike nga mbretërorët,duket se ka dashur të rikthejë vëmendjen në klub, ndërsa ngjan me një përgenjështrim të radhes ndaj të përditshmes sportive “AS”.
Prestigjozja pranë merënguesëve, e pati dërguar Bejl drejt Bajernit të Mynihut apo Mançester Junajtid, por pas deklaratave të fundit të vetë futbollistit, situata merr nuancat e prapaktheut.