Paralajmëron Juventusin dhe Barcelonën…

● Trajneri portugez: “Ata kanë një avantazh të vogël ndaj Ajaksit dhe Junajtid, por …”

Hoze Mourinjo paralajmëron Juventusin dhe Barcelonën! Intervistuar nga “Rusia Today” për ndeshjet e kthimit çerekfinale të Champions League, trajneri portugez deklaroi se ai priste surpriza. Juventusin dhe Barçën kanë vetëm “një avantazh të lehtë dhe nuk do të më befasohesha nëse njëra eliminohej, ose ndoshta të dyja”, është shprehur “Special One”.

“Rezultatet tregojnë se gjithkush e ka një shans. Askush nuk përballet në ndeshjen e kthimit, duke menduar “është bërë, kemi kaluar”, ose “është e pamundur të kualifikohet”.

I pyetur, më pas, për rezultatin e ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Totenhemit, Mourinjo shpërbleu në largësi Pep Guardiolën: “Është shumë e vështirë. Unë them “Qytetarët”, por me shumë dyshime. Totenhem do të shumë rezistencë, do të jetë një lojë e vështirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!