Skautë drejt Torinos, Neres në orbitë…


Shkëlqimi i brazilianit Neres, ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit. Zbarkojnë në Torino. Ajaks, duam 35 milionë…!

Braziliani David Neres, sikurse shumë të tjerë nga ekipi kryesues në Holandë, po mahnit botën sportive me fanelën e Ajaksit. Goli spektakolar i tij në takimin e parë Ajaks –Juventus 1-1, ka ngritur shumë hipoteza për një largim të mundur gjatë verës.

Sipas mediave holandeze, së fundmi në garë për për të patur shërbimet e talentit latin, është futur edhe Arsenali. Klubi famoz i Londrës, ka dërguar skautë për ta ndjekur nga afër Neresin në ndeshjen e sotme që Ajaksi do t’a zhvillojë përballë Juventusit në Torino për Champions League.

Nëse Neres largohet këtë verë nga skuadra e Ajaksit, atëherë klubet që duan t’a kenë në “rozë”, duhet të paguajnë  së paku 35 milionë euro. Gjeniu i radhes, nga vendi i sambas, pritet të ndihmojë Ajaksin deri në fund të edicionit në realizimin e objektivëve të klubit.

Ajaks, me lojen e treguar këtë sezon, për shumë syresh, ngjan me performancat e futbollit total të skuadrës së Krujf, përgjatë viteve ’70-’80. Njëri nga asetet e skuadrës aktuale, Neres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!