Spërsat humbin Kejnin, lamtumirë sezonit!

Kapitenit 26-vjeçar të Totenhemit, do t’i duhet t’i thotë lamtumirë sezonit, për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Sitit për Champions League

Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn, ka pësuar një “lëndim të rëndësishëm në ligamentin e kaviljes së këmbës së majtë”. Ky është njoftimi nga klubi anglez, pa specifikuar kohën e rikuperimit të lojtarit të lënduar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.

“Ekzaminimet janë ende në vazhdim dhe do të vlerësohen nga stafi ynë mjekësor gjatë javës së ardhshme”, – shton njoftimi i Spursave.

Pas ndeshjes ndaj Sitit, trajneri Mauricio Poçetino nuk e përjashtoi rrezikun, që për Kejn mund të kishte përfunduar sezonin.

Ai i referohej episodit të aksidentimit të sulmuesit 26-vjeçar në ndeshjen e së martës ndaj Mançester Sitit, kur në minutën e 58-të për këtë shkak, u detyruar ta zëvendësonte Herri Kejnin me brazilianin Lukas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!