Në Shkodër gati për festë, peng matematika

Erzeni-Vllaznia 0-3 (Junior 76′, Tafili ’78, Zeqaj 90′). Me 12 pikë epërsi, Vllaznia ndiqet nga Besëlidhja në grupin A

Të dielën, skuadra shkodrane e Vllaznisë thuajse e siguroi edhe një “biletë” pjesëmarrjeje në kategorinë Superiore. Kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u zhvilluar, në kuadrin e javës së 22-të, shkodranët fituan 3-0 në transfertë ndaj Erzenit të Shijakut.

Të tri golat e ndeshjes u realizuan në fundin e takimit. Serinë e golave e hapi braziliani Zhunior në minutën e 76-të, për t’u pasuar edhe nga Tafili dy minuta më vonë, ndërkohë që Zeqaj në minutën e 90-të do të kompletonte fitoren 3-0 të Vllaznisë.

Ka mjaftuar ky rezultat, që skuadra shkodrane të hapë “shishet e shampanjës”, pasi për kuqeblutë e trajnerit Canaj, lezhjanët nuk përbëjnë ndonjë kërcënim serioz për ta.

Me 12 pikë përpara Besëlidhjes që e ndjek, tashmë Vllaznia thuajse e ka prerë “biletën” e pjesëmarrjes së Superiore sezonin e ardhshëm.

Ajo pret thjesht fituesin e grupit B, që me gjasa mund të jetë Bylisi, për të diskutuar midis tyre, çështjen e fitimit të titullit kampion në Kategorinë e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!