Europa League: “Emirates” pret “finalen”


Arsenal-Napoli, Çelsi-Sllavia, Benfika-Eintraht dhe Vijarreal-Valencia, të gjitha në orën 21:00

Supersfida e çerekfinaleve të Ligës së Europës, luhet sonte në mbrëmjë në Londër. Arsenal-Napoli paralajmëron betejë me të dyja skuadrat që konsideroheshin favorite për të mberritur në finale, por që shorti i pamëshirshëm, i ka vënë përballë që në këtë fazë të garës.

Liga e Europës vijon me Çelsin që do të luajnë përballë çekëve të Sllavias së Pragës. Një tjetër takim me pritshmëri të lartë, do të jetë ajo mes Benfikës dhe Eintraht të Frankfurtit që luhet në Portugali. Ecuria e gjermanëve gjatë këtij sezoni në Bundesligë, por dhe në Europë, për t’u marrë në konsideratë.

Lavdinë në Europë e kërkojnë dhe dy skuadrat spanjolle, Vijarreal e Valencia. Dueli iberik, ndërsa pozicionet “La Liga” nuk vlejnë,  rrisin besimin se kjo ndeshje, ka shumë për të thënë në duelin me dy takime.

Të gjitha takimet çerekfinale të vajtjes, do të luhen sonte në mbrëmje, duke startuar nga ora 21:00. Rruga drejt Bakusë, në fazën e së vertetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!