Europiani i Gjeorgjisë, shtanga nis me Caljen

Sot me orën e Shqiperisë (18:30), në Batumi, kampioni i Europes Briken Calja, prek shtangën zyrtare

Starton sot shtanga për Shqipërinë me Briken Cajla në garë deri në 73 kg. Në Batumi të Gjeorgjisë, për llogari të kampionatit europian të peshëngritjes.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, prej ditësh në Gjeorgji, përfaqësohet në këtë event me 5 shtangistë, të cilët synojnë të rikthehen me medalje. Asnjë peshëngritëse femër, çka tregon se pas problemeve me dopingun, kjo disiplinë ka mbetur prapa.

Të përzgjedhurit janë: Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe Endri Karina, të cilët do të shoqërohen nga trajnerët përkatës.

Delegacioni kuqezi në Europianin e shtangës

Pesha 73kg, Briken Calja

Pesha 81kg, Erkand Qerimaj

Pesha 81kg, Daniel Godelli

Pesha 89kg, Krenar Shoraj

Pesha 102kg, Endri Karina

Trajnerë: Sokol Bishanaku, Zef Kovaçi, Gerald Toska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!