Nejmar takon mbretin, Pele rikthehet në Brazil

Nejmar rikthehet në Francë, por përpara se të angazhohet me skuadren e tij  Paris, ka takuar mbretin Pele. Legjenda e Brazilit gjëndej në Francë, duke u kuruar në një klinikë të specializuar dhe “O’Ney”, ka shfrytëzuar rastin të vizitojë bashkëkombasin.

“Është  mirë dhe është jashtë rrezikut”,- tha Nejmar, per Pele, që sipas stafit të tij, ka lënë spitalin e Parist dhe ka marrë rrugën e kthimit për në Brazil. Në fakt, mbreti 78-vjeçar i futbollit botëror, mberriti në Francë për të asistuar në një event në krah të Kilie Mbape, madje duke i thurur elozhe pa fund yllit të ri të top-këmbës.

Ndërkaq Nemar, pas “shëtitjeve” në Brazil, ka nisur stërvitjen me PSG, duke iu bashkuar skuadres pas një dëmtimi të gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!