Berisha në atdhe, Japonia nuk e “njeh”

●  Berisha drejt Australisë, Japonia rezulton një makth.

Besart Berisha ka marrë ditët e fundit zyrtarisht pasaportën e Australisë dhe shumë shpejt pritet të rikthehet në “atdhe”. Në kontratë me skuadrën Sanfreçe Hiroshima të Japonisë, kosovari që shkëlqeu sezonet e fundit në kampionatin futbollistik të “kangurëve”, nuk ka gjetur aspak veten te ekipi i ri. Situata “sterr” e 33-vjeçarit, duket qartë me mos aktivizimin në asnjë ndeshje përgjatë vitit 2019.

Pozicionin në hije të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare dhe mundësinë për një lëvizje të mundshme drejt Australisë, e ka raportuar “Goal.com”.

Sakaq, pasaporta Australiane duket se shtyn Berishën drejt rikthimit për faktin se nga ky moment, sulmuesi grintoz, përllogaritet si lojtar vëndas. Rregullorja bonus, nga ku mund të përfitojnë skuadrat elitare të kampionatit australian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!