Mesazh nga Amsterdami për Juventusin…
Në javën e 29-të të Eredivisie, Ajaksi mundi 4-1 në transfertë Willem II dhe me 71 pikë aktualisht kryeson kampionatin holandez, duke parakaluar me një pikë më tepër PSV e Van Bomelit, që sot luan në transfertë ndaj Veteses.
Futbollistët nga Amsterdami nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren. Fillimisht ata shënuan në të 14-tën minutë me Van de Bek, për t’u pasuar edhe nga golat e Herkens (41’), Veltman (53’) dhe Zijesh (70’).
Sigurisht kundërshtari përballë Ajaksit nuk ishte shumë bindës dhe fitorja e tij nuk ka të njëjtin prestigj si ajo e Juventusit ndaj Milanit. Por, duke ditur moton e holandezëve se: “Fitimi është e vetmja gjë që ka rëndësi”, atëhere kjo merr vlerë për fituesit.
Madje, fitorja e Ajaksit mund të shikohet edhe si një mesazh në largësi për Juventusin. Trajneri holandez, ndryshe nga kolegu i tij italian Alegri, në përballjen ndaj Willem II, nuk kurseu asnjë nga futbollistët e tij titullarë.
Të mërkurën, në Amsterdam Arena, në orën 21:00, Ajaksi do të presë në sfidën e parë çerekfinale të Champions League, bardhezinjtë e Juventusit. Gjithsesi, me këtë fitore, edhe pse disi më modeste, mesazhi nga Amsterdami duhet “lexuar” nga Alegri.