Gjilani i beson Gentian Mezanit…

Klubi dardan i Gjilanit, pjesëmarrës në IPKO Superligën e Kosovës, sot ka dalë në mbështetje të trajnerit të saj Gentian Mezani.

Ata kanë përgënjeshtruar zërat që kanë nisur të qarkullojnë në Kosovë, për një largim të mundshëm të teknikut vlonjat, i cili më herët ka drejtuar edhe ekipet e Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit në Shqipëri.

REAGIMI I GJILANIT – “SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër medie dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentian Mezani, do të largohet nga klubi dhe t’ia lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër. SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Kryetrajneri i klubit, Gentian Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.

Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam t’i hedhim poshtë informatat e publikuara sot nga disa medie”, ka reaguar klubit gjilanas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!