UEFA, seminar me gjyqtarët e talentuar
Sektori i gjykimit pranë FSHF-së, në bashkëpunim me sektorin përkatës në UEFA, kanë organizuar këtë javë një seminar me gjyqtarët e talentuar në Shqipëri.
Në këtë seminar, UEFA kishte sjellë instruktorin e saj Darko Ceferin nga Sllovenia, për të bashkëbiseduar me 20 gjyqtarët e talentuar shqiptarë, të perzgjedhur nga kategoria e dytë dhe ajo e parë, në bazë të moshës dhe performancës që ata kanë paraqitur.
Një nga temat e diskutimeve ishte dhe ajo e ndryshimeve të shumta të Rregullores së Lojës, të cilat do të implementohen që prej datës 1 qershor të këtij viti.
Pa dyshim, gjatë u ndalën te zbatimi i Rregullit 12: “Faullat dhe sjelljet e pahijshme”, ku prekjet e topit me dorë, të konsideruara si shkelje ose jo, do të pasqyrohen në rreshtat e këtij rregulli.