Duka nga Shkodra: Trajneri i Kombëtares javën tjetër

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, duke folur sot nga Shkodra, ndërsa asistoi në përurimin enjë ambienti sportiv, ka deklaruar se trajneri i ri i Kombëtares do të zgjidhet javën tjetër. I pari i Federates, është ndalur më pas dhe te disa çështje që kanë të bëjnë me situaten e dhunës dhe presionit ndaj arbitrave apo trajnerëve, por dhe në kthimin e mundshëm të impiantit sportiv “Loro Boriçi” në menaxhimin e bashkisë Shkodër.

Pozicioni i Vllaznisë? “Nuk ka dyshim që Vllaznia edicionin e ardhshem do të jetë në Superiore. Do vijë si kampione e Kategorisë së Parë, jo e zakontë për Vllazninë. Vëndi i Vllaznisë  është në Superiore, madje asaj i takon të jetë në vendet e nderit. Shkodra është tradita, qyteti ku prodhohën shumë lojtarë, talente”.

Trajneri i kombëtares? “Jemi në 12 prill. Besoj se javën tjetër do ta zgjidhim. Jo vetëm trajnerin, por gjithë stafin e Kombëtares në mënyrë që të nisin punen për të përgatitur grupin për  takimet radhes në qershor”.

Presioni ndaj futbollit në vënd? “Është garë me emocione dhe gjithkush duhet të frenojë emocionet, t’i përdorë ato (e ka fjalen për pjesën drejtuese të klubeve në Shqipëri) në të mirë të klubit të tij. Është fundi i kampionateve dhe të gjithë duan maksimumin. Ai merret në terrenin e lojes”- tha Armand Duka nga Shkodra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!