Ksavi “i pangopur”, kampion edhe në Katar

Ish-kapiteni, flamuri i Barcelonës dhe i kombëtares spanjole, mesfushori Ksavi Hernandez, duket “i pangopur” me trofe.
Sikur të mos i mjaftonin ato të fituar me katalanasit, Ksavi sot ka fituar edhe titullin kampion të Katarit me skuadrën e tij Al Saddi.
Fitorja 7-2 ndaj skuadrës Al Ahli të Dohës, si dhe humbja e rivalit të tyre Al-Duhailit, i siguruan titullin kampion Al Saddit, ku spanjolli Ksavi Hernandez, pavarësisht nga mosha, është një nga lojtarët e spikatur të skuadrës arabe.