Zidane: Dua që Varan të qëndrojë

“Varan? Nuk kemi folur për këtë, por dëshira ime është ta mbaj atë. Kjo është e sigurt”. Kështu trajneri Zinedine Zidane iu përgjigj një pyetjeje në konferencën për shtyp lidhur me shumë zëra për një lamtumirë të mundshme të mbrojtësit të fortë francez Rafael Varan nga Real Madrid.

Sipas shtypit spanjol, mbrojtësi francez Varan, që është nën kontratë deri në vitin 2022 me madrilenët, do ta informonte klubin për synimin e tij për t’u larguar nga “merengsat” për një eksperiencë të re në karrierën e tij.

“Për momentin, ai është në klubin më të mirë në botë dhe ai e di këtë. Varan është ende i ri, ka qenë këtu për një kohë të gjatë dhe po i bën gjërat drejt. Unë e shoh atë të qetë dhe ai nuk më ka thënë asgjë”, – shtoi trajneri Zidan i Real Madridit.

Ndërkaq, janë plot 13 futbollistë të Realit që pritet të largohen gjatë verës. “Marca”, e madhja sportive iberike, zbulon, se Bejl, Marselo, Varanë, Valejo, Sebajos, Brahim, Navas, Isko, Luka Zidane, Diaz, Benzema, Lorente e Valverde,janë me valixhe në duar. Revolucion i gjërë në epoken e dytë të trajnerit Zinedine Zidane në krye të Realit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!