Zidan Junior, pa shkëlqim…

Luka Zidan, i biri i trajnerit të Realit,  Zinedin Zidan, e pati ndeshjen e parë këtë edicion në porten e Real Madridit. Ndaj Hueskas, të “bardhët’ fituan 3-2 por goli i Benzema që përkoi me marrjen e tri pikëve për galaktikët, erdhi një minutë para se të mbrrinte e 90-ta. Vijës së parë të Real Madrid, iu deshën të shënonin tri herë pasi Hueska modeste, gjeti hapsira në kuadratin e Lukas duke shënuar dy gola.

Jashtë klubit, thonë se i biri i trajnerit Zidan, nuk jep garanci dhe në unison e shohin larg merëngëseve. Një edicion më parë, Luka Zidan u ftua për të qënë portier i pare në sfiden ndaj Villarrealit por dhe në atë takim, francezi junior, pësoi dy gola. Zërat për ta lënë jashtë planeve të madrileneve, për sezonin e ri shtohen, pasi që tani, përpos Kurtuas dhe Navasit, flitet për një akord me portierin e Leganes,Lunin.

“Bëmë baba të të ngjaj”,në këtë rast, nuk vlen. Luka i destinuar të kalojë tek Real Kastija. Gjithnjë brenda familjes së Real Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!