Perez: Reali në shtëpinë e shekullit…

 
“Santiago Bernabeu”, në prag revolucioni. Shtëpia e klubit më të madh në botë, së shpejti vepër arti.

Dilemat marrin fund. “Santiago Bernabeu” i ri do të ndërtohet në pak më shumë se tre vite dhe do të jetë një vepër arti. Në një dalje publike të dites së sotme, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka konfirmuar se në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, do të realizohet një mrekulli.

Sipas Perez, puna do të startojë në verë, ndërsa do të përfundojë pas 42 muajsh. Parashikohet të punohet dhe të luhet njëkohësisht, ndaj vonesa në aq muaj, duket e pranueshme.

Pikërisht ditën e sotme, presidenti Florentino Perez, së bashku me lajmin, ka prezantuar dhe një video se si do të duket  shtëpia e re e skuadres “merëngues” pas disa vitesh.

Nga ajo që u prezantua, prej të parit të klubit, pamjet duken magjepsëse . Për rikonstruksionin e aktualit, do të shpenzohen më shumë se 500 milionë euro.

Para se të prezantonte videon, Perez u shpreh: “Ky është vendi që është pëlqyer për 117 vite. Reali, një ndër klubet më të admiruara në botë, do të ketë shtëpinë e shekullit. Ky klub i përket të gjithë madrilenëve dhe dashamirëseve të skuadrës. Stadiumi i ri, do të jetë një vepër madhështore për klubin dhe qytetin”, – tha Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!