Tirana – Laçi, barazimi që ndezi “gjakrat”…

TIRANA – LAÇI  1-1 (Sentamu 45+1′ / Xhixha 90+8′). Në fund të ndeshjes pati zënka në tunel, dhuna evitohet nga ruajtësit e rendit.

Një minutë heshtje për ikonen e Tiranës në të shkuaren, Ali Mema, i cili u nda nga jeta gjatë javës që po lëmë pas.

Më tej ndeshja e radhës ndaj Laçit në “Selman Stermasi”për llogari të javes së 26-të. Kryeqytetasit vinin në këtë takim pa disa titullarë, ndërkohë që në kahun tjetër, miqtë nuk mbetën pas në mungesa.

Gjithsesi, janë vëndasit të cilët pas daljes së parë të kurbinasve, fillojnë të marrin terren dhe të krijojnë raste. Edhe pse në këtë fraksion ka vonesa pa fund dhe pak lojë efektive, Tirana ia del të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli. 

Në minutën e 45+1’, sulmuesi i Tiranës, Sentamu, i hedhur në lojë si zëvendësues, ndëshkon nga pak metra, teksa pas një topi të pritur në limite nga Selmani, vjedh kohën dhe në distancë të afërt kalon portierin.

Në të dytën, e njëjta fizionomi  loje. Me Laçin që edhe pse në disfavor të një goli, vëndos të mbrohet duke zgjedhur si alternativë kundërsulmin. Tirana ngulmon nga krahët dhe nga një situatë e tillë, fiton një penallti.

Shansin e artë, për të mbyllur ndeshjen e ka shkodrani Edon Hasani që godet në kuadrat mirpo Gentian Selmani, ka vendosur të mbajë në lojë të tijtë duke e pritur në perfeksion gjuajtjen nga 11-metra larg. Është moment për të parë Laçin në sulme më të shpeshta.

Xhixha futbollisti më i mirë bardhezinjve në këtë takim, ndërmerr disa askione të rrezikshme, por sërish Tirana e frikshme në rolin e lojes në kundërsulm. Një ndërhyrje e gabuar e Najdenov ndëshkohet nga gjyqtari Meta me karton të kuq, por sërish miqtë, kanë forcë për të dalë përpara.

Pas minutes së 90-të, kryesori akordoi dhe 6 minuta shtesë, por në këtë “suplementare’ ngjet gjithçka. Fillimisht vijerojtësi i linjes poshtë tifozerisë bardheblu, merr një shishe dhe bie në tokë. Më pas, kartoni i kuq i maqedonasit verior. Loja nis dhe Xhixha barazoi. Një gabim në mbrojtjen bardheblu shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi kurbinas, që në minutën e 90+8’ ndëshkon Abibin.

Post ndeshja:Sapo Kridens Meta ka sinjalizuar përfundimin e takimit, në fushë janë derdhur drejtues dhe pjesetarë të klubit të Tiranës. Të zhgënjyer nga minutat e akorduar shtesë mbi shtesë, kanë kërkuar llogari Metës, por me ndërhyrjen e ruajtëseve të rendit, gjithçka është normanlizuar. Por vetëm një çast, sepse në tunel, ndërsa skuadrat po shkonin në dhomat respektive, një zënkë mes Ngo dhe pjestareve të klubit mik, e ka kaluar cakun. Ka tentaivë për goditje të ndërsjelltë me anglezin që vetëm forcat e rendit ia dolen ta ndalnin. Katrahurë e vërtetë mes kryeqytetit. Dhuna sërish në valle…

Në vënd të  fair-play:Ikona bardheblu Ali Mema, u nda nga jeta këtë javë dhe respekti ndaj legjendës tiranase, ka vijuar që nga ceremonia e lamtumires deri te hyrja në stadium e për të respektuar legjendën deri në fund. Por situata konfliktuale në mbarim të ndeshjes e sidomos ajo që ngjau në tunel, ia prishen “qetësinë” dhe “Liut” të ndjerë. Një turp më vete. Në vënd të dites së “luleve” tentohen ”gjëmbat”. Ateherë kur nuk duhej…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!